Aktualitet

Gara për kryeprokuror drejt fundit, më 11 nëntor KLP interviston tre kandidatët

28 Tetor 2019, 17:39 Nga DOSJA
Gara për kryeprokuror drejt fundit, më 11 nëntor KLP interviston

TIRANË– Tre kandidatët për kryeprokuror të Përgjithshëm do të intervistohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorirsë më 11 nëntor. 

Në intervistat publike do të merren në pyetje prokurorët: Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj.

Pak ditë më parë u skualifikua nga gara avokati Lulzim Alushaj, pasi nuk plotësoi kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist, ndërkohë që ky i fundit e ankimoi vendimin. Pas përballjes me KLP në Gjykatën Administrative juristi sërish humbi gjyqin, pasi trupa gjykoi se ishte larguar nga gara me të drejtë. 

Aktualisht postin e Kryeprokurores e mban njëra prej kandidateve Arta Marku, e cila u emërua e përkohshme në detyrë më 18 dhjetor të vitit 2017. Emërimi i saj shkaktoi shumë polemika pasi një post i tillë i përkohshëm nuk përcaktohet në Kushtetutën e vendit. 

(k.m/dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku fatjona memcaj gara për kryeprokuor intervistat per kryeprokuror olsian cela arta marku fatjona memcaj gara për kryeprokuor intervistat per kryeprokuror olsian cela

Sondazh

Poll