Aktualitet

‘Port i pastër’, ish-Drejtori i Drejtorisë Detare kundër Policisë: S’ka tagër të bëjë operacione të tilla, bëri

28 Tetor 2019, 14:50 Nga DOSJA
‘Port i pastër’, ish-Drejtori i Drejtorisë Detare

TIRANË- Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Detarje, Gazmir Tahiri, ka reaguar në lidhje me operacionin, “Port i partër”, i zhvilluar tre ditë më parë nga Policia e Shtetit në Portin e Durrësit. Në një reagim në Facebook, Tahiri shkruan se ai operacion është një shkelje e pastër e Kosit ISPS për sigurinë e porteve dhe aeroporteve.

Organet e vetme policore qe operojne me te drejta ne port jane Policia Kufitare dhe sherbimet anti droge dhe anti terror ne pika fokale kur eshte nje informacion dhe me njoftim te minutes se fundit hapet brezi i sigurise se FSPD dhe kryhet operacioni por kurrsesi krehje te tille ne shkalle te gjere dhe pa objekt”, shton ish-drejtori.

Tahiri po ashtu shton se asgjë nuk e pengon Policinë e Shtetit të ketë akses 24 orë në 24 orë me anë të kamerave në territorin e portit në fjalë, në sistemin e hyrje daljeve dhe të jetë pjese integrale e monitorimit të sigurisë,  por jo me ndërhyrje demonstrative me FNSH dhe me objektiv vetëm për të berë tym.

REAGIMI I PLOTË

Operacioni “Porti i paster” eshte shkelje e paster e Kodit ISPS te sigurise se porteve dhe aeroporteve ne Rrepubliken e Shqiperise. Policia e shtetit nuk ka si territor nen legjislacion portet  per te ushtruar kopetencat policore me forme krehje te tilla apo demonstrim ne shkalle te tille te gjere perkundrejt shume anijesh, mjete transporti apo personel ne nje territor ku nuk jane te sinjalizuar dhe autorizuar te veprojne si te tille.

Organet e vetme policore qe operojne me te drejta ne port jane Policia Kufitare dhe sherbimet anti droge dhe anti terror ne pika fokale kur eshte nje informacion dhe me njoftim te minutes se fundit hapet brezi i sigurise se FSPD dhe kryhet operacioni por kurrsesi krehje te tille ne shkalle te gjere dhe pa objekt. Objekti port ose aeroport kalon nen administrim sigurie nga Ushtria apo Policia vetem me urdher te Kryeministrit dhe Ministres aktuale duke ndryshuar nivelin e sigurise se Portit ne fjale dhe ky nivel i rritur( kur nderhyjne Ushtria apo Policia eshte niveli me i larte) shpallet nderkombetarisht dhe behen te ditura te gjitha mjetet/ portet perreth dhe organizatat nderkombetare.

Demonstrime apo manifestime te tilla tregojne nje raport 0 besimi mes strukturave te shtetit qofte edhe perbrenda atyre policore dhe fyejne dinjitetin e zyrtareve qe operojne ne port. Asgje nuk e pengon Policine e shtetit te kete akses 24   ore ne 24 ore me ane te kamerave ne territorin e portit ne fjale, ne sistemin e hyrje daljeve dhe te jete pjese integrale e monitorimit te sigurise por jo me nderhyrje demonstrative me FNSH dhe me objektiv vetem per te bere tym!

Ne portin e Durresit  kryejne funksion keto struktura;

– Policia Kufitare me struktura shtese antidroge dhe antiterror

– Antikondrabanda e Drejtorise se Doganave

– Sherbimi informativ

– Guardia di Finanza Italiane

– Forcat e Sigurise Portuale te Autoritetit Portual Durres

…si dhe agjente te ndryshem te te gjitha sherbimeve dhe strukturave shqiptare apo partnere.

Nje shoë i tille nuk tregon aspak qe i kemi plotesuar detyrat per ne Europe por po sjell atmosferen e erret portuale te viteve te mbrapshta 97/98.

Të premten Policia e Shtetit me efektivë të shumë, zhvilloi një operacion në Portin e Durrësit, pasi kishte informacione se mund të gjente drogë në ngarkesa të ndryshme. Pas shumë orësh kontroll, policia sekuestroi vetëm një pistolete dhe cigare kontrabandë, duke dështuar në gjetjen e drogës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gazmir tahiri operacion ne durres port i paster gazmir tahiri operacion ne durres port i paster

Sondazh

Poll