Arrestohet për drogë djali i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, Enio përpara ‘Shqiponjave’: S’e nji
28 Tetor 2019, 12:07Nga DOSJA
TIRANË- Djali i Kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, Enio ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi është kapur me disa doza hashashi.
Burime zyrtare bëjnë me dije për Dosja.al se Enio Alla është vënë në pranga pas një kontrolli rutinor që i është bërë teksa djali i kryebashkiakut po qarkullonte në Tiranë me automjetin e tij, tre ditë më parë.
Pas një kontrolli në automjetin e tij, forcat “Shqiponja” që e ndaluan kanë gjetur 5.5 gramë hashash të ndarë në doza. Në momentin e ndalimit mësohet se djali i kryebashkiakut u ka thënë policëve: ‘Pse nuk e njihni babain tim ju?!’
Në lidhje me këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit por ky nuk është i vetmi telash në të cilin është përfshirë familja e Lefter Allës.
Më 18 shtator të këtij viti, pas një sherri në një lokal në Bulqizë mbeti i plagosur me armë zharri Vangjel Alla, vëllai i Lefter Allës. Gjithë ngjarja ndodhi pas një konflikti me disa persona të tjerë dhe shkak dyshohet se kanë qenë përplasjet mes grupeve kriminale në Bulqizë.
J.VF.M/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Detarje, Gazmir Tahiri, ka reaguar në lidhje me operacionin, “Port i partër”, i zhvilluar tre ditë më parë...
TIRANË– Policia rrugore ka njoftuar se gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin, 31 drejtues mjetesh janë vënë në pranga, 16 prej të cilëve vetëm në T...
Gjirokastër-Familjarët e Kostandinos Kacifas nuk janë lejuar të marrin pjesë në ceremoninë e nderimit të ushtarëve grekë të rënë në luftë me italianët. Motra e...
TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka zbardhur vendimin e dënimit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, vendim ky që u...
KOSOVË– Është publikuar raporti origjinal i ekspertizës së mjekëve zviceranë për rastin e Astrit Deharit. Avokati Tomë Gashi ka bërë publik raportin n...
BULQIZË- Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet me dushqe e halore të fshatit Koçaj në Bashkinë Bulqizë. Zjarri ka nisur që ditën e djeshme në vendin e ...
TIRANË– Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën nga “arrest me burg” në “detyrim paraëitjeje” për tre protestuesit e Unazës së Re, Skënder Dodën, Ilir Katirajn...