Shpërndante kokainë në lokale, arrestohet 32-vjeçari në Astir
28 Tetor 2019, 11:51Nga DOSJA
TIRANË– Një 32 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Burime zyrtare bëjnë me dije për Dosja.al se 32-vjeçari me inicialet A.T., është arrestuar në ambjentet e një lokali në zonën e Astirit në kryeqytetit.
Mësohet se gjatë një kontrolli në mjetin dhe në shtëpinë e të arrestuarit janë gjetur 60.2 gramë koakinë të cilën 32-vjeçari do e ndante në doza për t’ua shitur klientëve në lokale të ndryshme në këtë zonë.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe përzierës lënde narkotike, peshore elektronike dhe dy aparate celulare.
Njoftimi i policisë Tiranë
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes të drogave të forta në lokale.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 finalizohet operacioni policor i koduar “Astiri”.
Në pranga 32-vjeçari, i cili iu shpërndante klientëve në një lokal, në zonën e Astirit lëndë narkotike kokainë, në formë dozash.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale 60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, përzierës lënde narkotike, peshore elektronike dhe dy aparate celulare.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, arrestoi në kuadër të operacionit policor të koduar “Astiri”, shtetasin:
Ky shtetas u kap në flagrancë në një lokal në zonën e Astirit, me doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat do ua shiste klientëve që frekuentonin këtë lokal.
Në vijim është ushtruar kontroll në banesën dhe në mjetin e këtij shtetasi, ku i janë gjetur një tjetër sasi me lëndë narkotike të llojit kokainë, përzierës lënde narkotike dhe peshore elektronike.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë;
dy shishe me përzierës lënde narkotike;
peshore elektronike;
dy aparate celulare.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KOSOVË– Është publikuar raporti origjinal i ekspertizës së mjekëve zviceranë për rastin e Astrit Deharit. Avokati Tomë Gashi ka bërë publik raportin n...
BULQIZË- Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet me dushqe e halore të fshatit Koçaj në Bashkinë Bulqizë. Zjarri ka nisur që ditën e djeshme në vendin e ...
TIRANË– Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën nga “arrest me burg” në “detyrim paraëitjeje” për tre protestuesit e Unazës së Re, Skënder Dodën, Ilir Katirajn...
TIRANË– Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë që tronditi familjen shqiptare një ditë më parë në Nettuno, Itali. M...
Elbasan-Një lidhje e hershme dhe vështirë për t’u shkëputur, mund të konsiderohet ajo e qytetit të Elbasanit me industrinë e rëndë dhe ndotjen e shkaktuar prej ...
TIRANË– Avokatja Denisa Daka, ka denoncuar një rast të abuzimit të një vajze nga punëdhënësi i saj.Përmes një postimi në Facebook, Daka tregon rastin e va...
Tiranë- Nga policia e Tiranës është arrestuar një 44-vjeçar pasi ka plagosur me mjet prerës kushëririn e tij.Sipas policisë në vendin e quajtur kodër Ka...