“Bularati tokë greke, dua drejtësi për vëllain”/ Ndalohet nga Policia motra e Kacifasit, shpërthen në akuza: Turp për
28 Tetor 2019, 12:28Nga DOSJA
Gjirokastër-Familjarët e Kostandinos Kacifas nuk janë lejuar të marrin pjesë në ceremoninë e nderimit të ushtarëve grekë të rënë në luftë me italianët. Motra e Konstandino Kacifasit është ndaluar nga Policia shqiptare pak minuta më parë pasi tentoi të depërtonte në ceremoninë e festës greke, ‘JO’-në që po zhvillohet mesditën e sotme në Bularat. Ajo u shpreh se kërkon drejtësi për vëllanë e saj dhe në duar mbante një baner në të cilin kishte emrin e të vëllait, ditën e lindjes dhe vdekjes së tij. Në deklaratën e saj ajo thekson se ky fshat është tokë greke.
“ Turp, skandal për qeverinë shqiptare se ne jemi grekë autoktonë. Jemi në tokë greke. Populli nuk ka faj, e kanë fajin drejtuesit e shtetit. Vëllain ma vranë, ai nuk ka qëlluar. Këtu jemi në Greqi, këtu nuk ka tokë shqiptare. Nuk jemi shovinistë, nuk kemi asgjë me askënd, jemi paqësorë duam vetëm të zbardhet vrasja.Nderojmë vëllain tim por policia tërhoqi zvarrë 100 metra babanë tim” ”, është shprehur ajo pasi Policia i ka hequr banerin.
Të shtunën në Bularat u zhvillua ceremonia e 1 vjetorit të vdekjes së Kacifasit. Familjarët s’lejuan gazetarët shqiptarë në varreza dhe thanë se i urrenin. Nëna e Kacifas, mbi varrin e të birit bëri thirrje për luftë dhe të gjithë të rrëmbenin armët. Policia blindoi të gjithë fshatin dhe ndaloi në kufi disa persona të shpallur ‘non grata’.
Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes Shqipërisë dhe vendit fqinj.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka zbardhur vendimin e dënimit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, vendim ky që u...
KOSOVË– Është publikuar raporti origjinal i ekspertizës së mjekëve zviceranë për rastin e Astrit Deharit. Avokati Tomë Gashi ka bërë publik raportin n...
BULQIZË- Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet me dushqe e halore të fshatit Koçaj në Bashkinë Bulqizë. Zjarri ka nisur që ditën e djeshme në vendin e ...
TIRANË– Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën nga “arrest me burg” në “detyrim paraëitjeje” për tre protestuesit e Unazës së Re, Skënder Dodën, Ilir Katirajn...
TIRANË– Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë që tronditi familjen shqiptare një ditë më parë në Nettuno, Itali. M...
Elbasan-Një lidhje e hershme dhe vështirë për t’u shkëputur, mund të konsiderohet ajo e qytetit të Elbasanit me industrinë e rëndë dhe ndotjen e shkaktuar prej ...
TIRANË– Avokatja Denisa Daka, ka denoncuar një rast të abuzimit të një vajze nga punëdhënësi i saj.Përmes një postimi në Facebook, Daka tregon rastin e va...