Aktualitet

140 faqe argumente/ Zbardhet vendimi i Gjykatës për Tahirin: Ish-ministri s’është ‘shefi i madh’, s’mori dhurata

28 Tetor 2019, 10:42 Nga DOSJA

TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka zbardhur vendimin e dënimit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, vendim ky që u mor më 19 shtator.

Pas 39 ditësh pritje, tre gjyqtarët Flora Hajredinaj,  Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka kanë dorëzuar vendimin e bardhur në 140 faqe argumente në sekretarinë e Gjykatës. Në këto 140 faqe janë argumentuar arsyet që çuan tre gjyqtarët të dënonin ish-ministrin Tahiri me 3 vite shërbim prove dhe 3 vite pa të drejtë për të ushtruar funksione publike.

Në vendim shkruhet se bazuar në provat e mbledhura nuk vërtetohet se Tahiri ka bashkëpunuar me Habilajt deri në nivelin e shitjes së narkotikëve. Gjithashtu përsa u përket dhuaratave luksoze, Gjykata arrin në përfundimin se ish-ministri nuk ka përfituar asgjë nga Habilajt.

Nuk u provua që marrëdhëniet mes Tahirit dhe Moisi Habilaj të kenë qenë në nivelin e bashkëpunimit për kryerjen e trafikimit të narkotikëve,”- thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës.

Më 19 shtator Gjykata e Krimeve të Rënda dha dënimin për  ish–ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin me 5 vite burg. Për shkak se ish-ministri përfiton gjykim të shkurtuar dhe rrjedhimisht përfiton ulje të 1/3 së dënimit, vitet e burgut do të konvertohen në 3 vite shërbim prove.

Por sipas vendimit, Tahiri për 5 vite nuk duhet të kryejë funksione publike. PD e quajti këtë vendim të turpshëm. Një ditë më parë ankimuan vendimin edhe avokatët e Jaled Çelës, i cili u dënua me 3.4 vite burg. Edhe ish-kryepolici, tashmë në arrati kërkon pafajësinë.

Ish-ministri Tahiri kërkoi pafajësinë duke ankimuar vendimin e Gjykatës. Gjithashtu edhe Prokuroria ka ankimuar në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda vendimin për dënimin me 3.4 vite shërbim prove, të ish-ministrit Saimir Tahirit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denimi i saimir tahirit zbardhet vendimi per ish-ministrin tahiri denimi i saimir tahirit zbardhet vendimi per ish-ministrin tahiri

Sondazh

Poll