Aktualitet

Çudia, baba në moshën 8-vjeçare, gabimi në certifikatë bëri lëmsh familjen

Pasi jetuan me familjen në një fshat të Korçës, erdhën në Tiranë dhe të dy ndërtuan shtëpi në tokën që blenë.

24 Tetor 2023, 22:40 Nga I.A
Çudia, baba në moshën 8-vjeçare, gabimi në
Valentina Beçoku

TIRANË- Qytetarja Valentina Beçoku është drejtuar në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan dhe tregon se është martuar në vitin 1987 dhe nga kjo martesë ka 4 fëmijë. Pasi jetuan me familjen në një fshat të Korçës, erdhën në Tiranë dhe të dy ndërtuan shtëpi në tokën që blenë.

Në vitin 2000 u ndanë por zonja pretendon se nuk e ka zgjidhur martesën me divorc. Ish- bashkëshorti e ka dhënë shtëpinë për pallat dhe zonja pretendon se nuk i ka dhënë pjesë. I është drejtuar gjykatës për pjesëtimin e pasurisë.

Ndërkohë ka marrë një certifikatë trungu familjar dhe në këtë certifikatë bashkëshortja e dytë e ish-burrit rezulton sikur është nusja e djalit dhe fëmija i dytë i bashkëshortit, rezulton sikur është nipi.

“Kam qenë e martuar në vitin 1987. Prej kësaj martese kemi pasur 4 fëmijë bashkë. Në 2000 jemi ndarë. Nuk kemi bërë divorc. Gjatë viteve të martesës kemi jetuar në një fshat të Korçës. Në ’96 e kam tërhequr ish-bashkëshortin tim këtu në Tiranë. Kam ndenjur me qira 1 vit. Pas 1 viti kemi blerë një tokë bashkë dhe kemi bërë shtëpinë. Në momentin që kam bërë shtëpinë, në vitin 2000 kam pasur probleme me babain e fëmijëve dhe ai ka parë jetën e tij, unë kam parë jetën time. Këtu qëndron problemi se kam shkuar kam marrë një certifikatë dhe rezulton që jam shkurorëzuar. Nuk është e vërtetë. Aty figuron edhe e reja që bashkëjetonte me ish-burrin tim. Nga martesa e dytë ish-bashkëshorti ka dhe një fëmijë tjetër, që quhet nipi. Kjo certifikatë sjell probleme se ai ish-bashkëshorti im, shtëpinë që kam bërë me ish-bashkëshortin e ka dhënë për pallat dhe nuk më ka dhënë pjesë mua. I ka dhënë pjesë ish-bashkëshortes së dytë. Për këtë problematikë i jam drejtuar gjykatës, por nuk janë zhvilluar seancat e gjyqit”, thotë denoncuesja.

Stop u drejtua në Njësinë Nr. 6 dhe punonjësja pranoi se është një gabim i saj.

Gazetarja: Keni dhënë një dokument, certifikatë trungu familjar, që mban firmën tuaj. Ju kujtohet?

Punonjësja: Firma ime është.

Gazetarja: Ju kujtohet si rast?

Punonjësja: Si rast jo, sepse bëjmë shumë certifikata të tilla.

Gazetarja: A mund ta konfirmosh pak këtë certikatën, sepse keni futur bashkëshorten e dytë si e reja, djalin e dytë si nipi, bashkëshorten e parë beqare. Nëse ky është një dokument zyrtar, unë nuk e di.

Punonjësja: Këto janë certifikata manuale dhe ka rastisur, që paskam bërë këtë gabim. E shoh bashkëshortja është shënuar beqare.

Gazetarja: Qytetarja e ka dorëzuar në gjykatë këtë dokumentin.

Punonjësja: Edhe gjykata e kupton, që ky është një lapsus, sepse bashkëshortja nuk mund të jetë beqare. Është gabim, jo i bërë me dashje. Është bërë gabim, është shkruar domethënë dhe normalisht unë nuk them, që nuk e kam bërë gabimin. Është gjë, që rregullohet. 

Punonjësja e Gjendjes Civile tha se “kjo është një gjë që rregullohet dhe se gjykata e kupton, që është bërë lapsus”.

Marrë nga Tv Klan

valentina beçoku

Sondazh

Poll