Politike

Arrestimi në Greqi/ PD: Interpol konfirmoi që Agim Kajmaku është Jorgo Toto. Prokuroria kërkon heqjen e mandatit (VD)

28 Tetor 2019, 15:17 Nga DOSJA

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me akuzat e nisura muaj më parë, kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakut. Sekretari i Përgjithshëm të PD, ka treguar sot përgjigjen e Prokurorisë ku shkruhet se Interpol ka sjell sot dokumentet ku vërtetohet se Agim Kajmaku është Jorgo Toto i arrestuar në Greqi për falsifikim parash.

“Konfirmohet zyrtarisht se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i denoncuar nga Partia Demokratike”, u shpreh Bardhi, duke shtuar se kjo është vërtetuar nga Interpoli, pasi përputhen shenjat e gishtave.

 

 

 

“Nga informacioni i zyrës interpol Greqi rezulton se nga krahasimi daktiloskopik i gjurmëve të gishtave të shtetasit Agim Kajmaku me gjurmët daktiloskopike që ndodhen në bazën e të dhënave kriminale të Greqisë, rezulton se këto gjurmë përputhen me gjurmët e gishtave të shtetasit Jorgo Toto”, shtoi Bardhi.

Gazment Bardhi më tej lexoi dhe një dokument që sipas tij është i Prokurorisë, ku shkruhet se Agim Kajmaku ka pasur dijeni të plotë për çështjen penale në Greqi.

“Nga verifikimet e kryera konfirmohet se Agim Kajmaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin se ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor në zhvillim. Kjo sepse ai është arrestuar në flagrancë dhe ka dalë para gjykatës greke, ku i është berë e ditur e gjithë procedura që do të ndiqet ndaj tij. Nga ana tjetër, rezulton se Agim Kajmaku ka kryer veprime konkrete për fshehjen e këtij fakti para autoriteteve shqiptare, duke ndryshuar në datën 30 Mars 2004 emër/mbiemër nga “Jorgo Toto” në Agim Kajmaku, si dhe duke mos e deklaruar këtë fakt në formularin e dekriminalizimit”, është ky citimi i Bardhit për dokumentin e Prokurorisë.

Më tej numri dy i PD u shpreh se Prokuroria ka dalë në perfundimin se Agim Kajmaku duhet të skualifikohet menjëherë nga funksioni publik, si kryetar i Bashkisë së Vorës.

Çdo alibi e krijuar nga Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij në Bashkinë e Vorës, është rrëzuar. PD e ka te qartë se Edi Rama nuk ka vullnet për ta luftuar krimin dhe se pushtetin e tij e ka të lidhur me krimin. Mirëpo shkarkimi i menjëhershëm nga detyra i Agim Kajmakut, nuk është me një çështje e vullnetit në dorë të Edi Ramës. Edi Rama ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të shkarkojë menjëherë nga detyra kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili është arrestuar dhe ka qenë në kërkim ndërkombëtar deri në shtator 2019”, përfundoi Bardhi.

Prej disa javësh, demokratët kanë akuzuar Agim Kajmakun se është arrestuar për falsifikim parash në Greqi dhe më pas është arratisur drejt Shqipërisë, duke e lenë çështjen të hapur. Kajmaku i ka mohuar akuzat, ndërsa PD i kërkon largimin pasi preket nga ligji për dekriminalizimin, me fshehjen e arrestimit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun denimi i agim kajmaku ne greqi gazment bardhi agim kajmaku akuzat e pd për agim kajmakun denimi i agim kajmaku ne greqi gazment bardhi

Sondazh

Poll