Politike

Kërcënimi ndaj Hajdarit/ Korab Lita: Nuk mbaj përgjegjësi, s’kam pasur informacion, unë e kam kolege

28 Tetor 2019, 11:50 Nga DOSJA
Kërcënimi ndaj Hajdarit/ Korab Lita: Nuk mbaj përgjegjësi,

Tiranë– Në seancën e sotme plenare Rudina Hajdari ka deklaruar se disa persona e kanë kërcënuar atë në zyrën e saj.

“E papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam pasur raste që në zyrën time më kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar. Ka ikur ajo kohë. Ju lutem, merrni masat para se të kemi ndonjë viktimë. Masat të jenë në kryesinë e kuvendit, asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar, të marrë të tjerë dhe të shantazhojë. Ju lutem të merren masat”, u shpreh deputetja ndër të tjera.

Në lidhje me këtë kërcënim të Hajdarit ka reaguar edhe Korab Lita, i cili për gazetarët jashtë kuvendit ka deklaruar nuk mban aspak përgjegjësi për këtë.

“Nuk mbaj përgjegjësi për kërcënimin ndaj Hajdarit. Ne jemi kolegë. Nuk kam pasur informacion që Hajdari është kërcënuar. Njësoj si Hajdari mund të jem kërcënuar edhe unë.”, është shprehur Korab Lita.

Theksojmë se opozita e re në Kuvend është përçarë. Disa ditë më parë u dha lajmi se gati 6 muaj pas krijimit, Grupi Parlamentar Demokrat ndryshon kryetar. U largua Rudina Hajdari dhe në vend të saj u vendos Korab Lita.  Rudina Hajdari kundërshton këtë vendim të kolegëve të saj dhe shton se ajo është ende kryetare.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bomba e rudina hajdarit kërcënohet rudina hajdari korab lita bomba e rudina hajdarit kërcënohet rudina hajdari korab lita

Sondazh

Poll