Politike

Gruas së ‘Fatoshit’ i bleu byzylykë, zbardhet e vërteta e dhuratave të Moisi Habilajt për Tahirin: “Hugo Boss-in” e

28 Tetor 2019, 13:04 Nga DOSJA

TIRANË– Një nga çështjet të cilat Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar me vendimin e saj është edhe ajo e dhuratave luksoze që ish-ministri Tahiri akuzohej se kishte marrë nga Moisi Habilaj. Në vednimin e zbardhur prej 140 faqesh argumente, Gjykata shton më tej se nuk vërtetohet që Tahiri ka marrë dhurata nga Habilaj as për vete dhe as për gruan e tij.

Sipas vendimit, nuk ka asnjë provë që të faktojë që anëtarët e grupit kriminal të drogës t’i kenë dhënë dhurata dhe shuma të konsiderueshme parash ish-ministrit të Brendshëm sikurse ata përmendin në përgjimet ambientale.

Gjykata argumenton se nuk kanë rezultuar prova që të konfirmojnë përgjimet ambientale të kryera nga autoritetet gjyqësore italiane ku të pandehurit në procesim të lidhur Moisi Habilaj, Nezar Seiti, Eneo Sulaj dhe personat e tjerë, në kohën që ndodhen në automjete flasin për dhënie dhuratash (byzylykë dhe kostumi “Hugo Boss”) dhe shuma e parave të pandehurit Saimir Tahiri, bashkëshortes dhe nënës së tij.

Sipas vendimit dhuratat e referuara në përgjime në të vërtetë nuk janë konfirmuar nga dëshmia e pronarëve të dyqaneve dhe bizhuterive dhe rrobave në Itali.

Ato as nuk janë gjetur në banesën e të pandehurit Saimir Tahiri në Shqipëri.

Gjatë hetimi nuk është gjetur dhe sekuestruar asnjë shumë parash të pëndehurit aspo personave të afërm të tij që të jenë shumat e referuara në përgjime, ose të paktën që të jenë shuma të pajustifikuara nga i pandehuri apo të afërmit e tij.

Shtetasi italian Antonio Riela, i hetuar në itali si bashkëpunëtor i të pandehurit në procedim Moisi Habilaj, ka deklaruar se në dhjetori 2013 ka shoqëruar Moisis Habilaj tek një tregtar në Katania, për të blerë bizhuteri me vlerë pasi Moisiu do të kthehej në Shqipëri, por nuk deklaron nëse kishte dijeni për cilin person ishin destinuar bizhuteritë, ndërsa vetë i pandehuri Moisi Habilaj ka mohuar që t’i ketë dhënë ndonjë dhuratë dhe shuma parash të pandehurit Saimir Tahiri apo familjarëve të tij.

Ai ka pohuar vetëm se ka blerë byzylykë për bashkëshorten e një personi tjetër që ai e referon me emrin “Fatosh”. Në dyqanin “Hugo Boss” ka blerë rroba për vete një javë para datëlindjes të vet dhe se në përgjime emrin e Saimir Tahirit e ka përmendur për t’i dhënë rëndësi vetes,”- shkruhet më tej në vendim.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denimi i saimir tahirit moisi habilaj saimir tahiri denimi i saimir tahirit moisi habilaj saimir tahiri

Sondazh

Poll