Politike

Kërcënimi i Rudina Hajdarit, deputeti Ligoraq Karamelo zbulon kush ishte autori

28 Tetor 2019, 13:15 Nga DOSJA
Kërcënimi i Rudina Hajdarit, deputeti Ligoraq Karamelo zbulon kush

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari deklaroi sot se është kërcënuar në zyrë në Kuvend, por nuk tregoi se kush ishin autorët.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se personi që e kërcënoi deputeten Hajdari është deputeti Korab Lita.

Ishte, Ligoraq Karamelo ai, i cili zbuloi se pas kërcënimit të Rudina Hajdarit, qëndron Korab Lita.

“Po, e ka kërcënuar Korab Lita” është shprehur Karamelo për Report Tv. Denoncimin dhe akuzat mbi Litën, Rudina Hajdari i bëri që në 15 Tetor, ku tha se ka edhe pamje të cilat do i dërgojë në prokurori.

I pyetur nga gazetarët për këtë ngjarje, Korab Lita deklaroi se nuk mban aspak përgjegjësi për këtë.

“Nuk mbaj përgjegjësi për kërcënimin ndaj Hajdarit. Ne jemi kolegë. Nuk kam pasur informacion që Hajdari është kërcënuar. Njësoj si Hajdari mund të jem kërcënuar edhe unë.”, është shprehur Korab Lita.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kërcënohet rudina hajdari korab lita rudina hajdari kërcënohet rudina hajdari korab lita rudina hajdari

Sondazh

Poll