Politike

Drama e shëndetësisë në Dibër/ Reme Lala: Familjarët mbajnë mbi kurriz të vdekurit, spitali s’ka ashensor

28 Tetor 2019, 10:48 Nga DOSJA
Drama e shëndetësisë në Dibër/ Reme Lala:

TIRANË– Deputetja Reme Lala në seancën e sotme plenare ka folur për situatën e shërbimeve shëndetësore në rrethin e Dibrës. Lala tha se shërbimet në spitalin e Dibrës janë një një dramë e vërtetë, ku mungojnë  ilaçet dhe mjekët specializantë.

Sipas saj, situata është aq e vështirë sa fatkeqësisht në rastet kur i sëmuri vdes, familjarët detyrohen ta marrin mbi kurriz, pasi nuk ka as ashensor. Nga ana tjetër deputetja i bën thirrje kryeministrit Rama për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt për dibranët.

“Shërbimi shëndetësor në Dibër po kthehet një dramë. Më funksionimin që ka nuk mund ta quajmë as ambulator. Mungojnë ilaçet, ska mjekë. Mungojnë shumë mjekë specialistë në Dibër. Në mars 2019 u dërguan mjekë në Dibër, por asnjëherë nuk shkuan, duke paraqitur  raporte mjekësore, për faktin se Dibra është larg. I bëj thirrje kryeministri të marrë masa shpejt për këtë. Në spital ambiente e kuzhinës, kirurgjisë janë të amortizuara. Po ashtu ashensori nuk punon. Dhe në rastet kur I sëmuri vdes, familjarët detyrohen ta marrin në kurriz. Pse Dibra është e diskriminuar?Pa ambulancë, pa mjekë?  Zoti kryeministër dua zgjidhje për ata njerëz”.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike reme lala seanca plenare 28 tetor 2019 sherbimi shendetesor reme lala seanca plenare 28 tetor 2019 sherbimi shendetesor

Sondazh

Poll