Sport

Messi i falënderon të gjithë te Inter Miami...

“Jam i sigurt se do të ndajmë më shumë momente të mrekullueshme, siç kemi bërë muajt e fundit”, ka shkruar kampioni i botës.

23 Tetor 2023, 21:23 Nga DOSJA
Messi i falënderon të gjithë te Inter Miami...

SHBA - Ylli i madh i Inter Miami, argjentinasi Lionel Messi, u ka dërguar një urim të gjithëve në skuadër për sezonin MLS.

“Jam krenar për atë që ekipi ka arritur këtë sezon. Falë punës dhe zellit të secilit prej nesh, arritëm të fitonim Kupën e Ligës, trofeun e parë në historinë e Inter Miamit, të arrijmë në finalen e Kupës së SHBA dhe të luftojmë deri në fund për një vend në “play-off”-in e MLS”.

“Ne do të mbajmë të gjitha të mirat, veçanërisht dëshirën për t'u përmirësuar dhe për t'u bërë edhe më konkurrues vitin e ardhshëm.

Dua të falënderoj të gjithë në klub dhe në Miami për mbështetjen e tyre. Jam i sigurt se do të ndajmë momente të reja të mrekullueshme, siç kemi bërë muajt e fundit”, ka shkruar argjentinasi.

Siç dihet, Messi u konsiderua për një rikthim në Barcelonë, por përfundoi në Inter Miami pas largimit nga PSG.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll