Politike

Ish-kryeministri merret në pyetje nga GJKKO, Berisha kërkohet nesër në dyert e Gjykatës në orën 14:00

GJKKO ka thirrur Berishën në seancën e nesërme, që do të mbahet në orën 14:00. 

23 Tetor 2023, 17:26 Nga I.A
Ish-kryeministri merret në pyetje nga GJKKO, Berisha kërkohet
Sali Berisha

TIRANË-  Ish-kryeministri Sali berisha është thirrur nga Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për tu marrë në lidhje me çështjen e ish-kompleksit Partizani. GJKKO ka thirrur Berishën në seancën e nesërme, që do të mbahet në orën 14:00, por nuk dihet nëse kreu i PD-së do të shkoj apo jo. 

Njoftimi i GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ne daten 24.10.2023, ne daten 24.10.2023, dite e Martes, ora 14:00, ka seancen gjyqesore te marre ne pyetje te personit nen hetim Sali Berisha, para nenit 248 pika 1 te K.Pr.Penale.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së shtunës kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie 'deyrim' dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje. /Dosja.al

sali berisha gjkko

Sondazh

Poll