Politike

Do bëni rezistencë nëse SPAK urdhëron shoqërimin tuaj me forcë? Berisha: Unë njoh vetëm Kushtetutën

I pyetur a do të bënte rezistencë nëse SPAK do ta shoqëronte me forcë, Berisha shprehet se nuk njeh ligj tjetër mbi Kushtetutën. 

23 Tetor 2023, 13:24 Nga A.B/A.L
Do bëni rezistencë nëse SPAK urdhëron shoqërimin tuaj
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se do zbatojë ligjin e vendit sa i takon akuzave që rëndojnë ndaj tij lidhur me çështjen e privatizimit të truallit të ish-kompleksit 'Partizani'. I pyetur a do të bënte rezistencë nëse SPAK do ta shoqëronte me forcë, Berisha shprehet se nuk njeh ligj tjetër mbi Kushtetutën. 

Pyetja e gazetarit: A do pranoni të shkoni në Gjykatë?

 “Në vitin 2012, propozimi im ka qenë vetëm heqja e imunitetit, por edhe kufizimet e lirisë së deputetit. Jam gati të shkoj ta votoj, por për sa kohë Kushtetuta nuk lejon, kufizimet e lirisë së deputetit, unë jam njeri i ligjit dhe do të zbatoj ligjin e vendit. Kushtetuta ka epërsi ndaj të gjitha ligjeve të tjera. Nuk mund të kem qëndrim tjetër. Me urdhër të Ramës, janë sjellë në jetë, sill policë këtu dhe atje. Jam i sigurt që të gjithë deputetët e opozitës do e votojnë, e pranoj. Por askush s'më detyron të thyej ligjin", tha Berisha. 

Do bëni rezistencë nëse SPAK urdhëron shoqërimin tuaj me forcë?

Sali Berisha: “Nuk njoh ligj tjetër mbi kushtetutën”.

sali berisha

Sondazh

Poll