Politike

"Siç përdorin videot erotike për të mbuluar horrëllëqet"/ Berisha tregon bisedën me Rulin dhe Boden: Mbrojta programin dhe parimet

Berisha ka sqaruar bisedën me Rulin dhe Boden lidhur me çështjen ku ka thënë se ka mbrojtur parimet programore.

23 Tetor 2023, 13:03 Nga h.k
"Siç përdorin videot erotike për të mbuluar
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha në një konferencë për mediat paraditen e sotme ka marrë me radhë çdo pikë të dosjes në të cilën ai akuzohet për favorizim të privatizimit të klubit Partizani. Berisha ka sqaruar bisedën me Rulin dhe Boden lidhur me çështjen ku ka thënë se ka mbrojtur parimet programore. 

"Skapistët e pafytyrë përdorin një fragment në kundërshtim me kushtetutën, i cili nuk ka asgjë tjetër,  por thjesht sic përdorin videot erotike për të mbuluar horrllëqet e tyre, përdori një dialog timin, Ritvan Boden dhe Genc Rulin ku unë mbroj linjën programore të përdorimit të letrave me vlerë për blerje nga ish pronare e filluar që nga 1994. Me këtë kanë menduar se do mund të ushqejnë etjen e shpifësve të paguar të qeverisë. Por theksoj, se meqë e kanë lidhur me blerjen e dhëndrit tim me pronën, informoj shqiptarët se vendimi ka dalë një muaj pasi Jamarbër Malltezi kishte paguar lekë për 90% të detyrimeve që kishte ndaj shtetit nga procesi i parablerjes së privatizimit. 10% që nuk i kishte paguar, ligji ja njihte që 80% të këtij 10% të paguante letra me vlerë, ai ka arritur të paguajë vetëm 10% të tjerat i ka paguar para. Letrat janë përdorur për blerje dhe parablerje të përndjekurit politik dhe ish pronarët. Prapë i garantoj se ata nuk janë anuluar."

arrestohet jamarber malltezi

Sondazh

Poll