Politike

Berisha: Artan Lame do shkoj në burg, ka zhdukur 13 mijë tituj pronash nga Kadastra

23 Tetor 2023, 12:47 Nga h.k
Berisha: Artan Lame do shkoj në burg, ka zhdukur 13 mijë tituj pronash
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike në një konferencë për mediat paraditen e sotme u shpreh se dokumenti është një paçavure e kryeministrit dhe akuzoi ish-drejtorin e Kadastrës Artan Lame. Sipas Berishës, Lame ka zhdukur 13 mijë tituj pronash dhe për këtë do shkoj në burg. 

"Edi Rama dhe larot përdorën argument ndaj meje ndryshimin e institucioneve për kthimin e pronave. Në këtë rast shtoj se ishte ky model që arriti në digjitalizimin e Kadastrës. Proces të cilin pas certifikimit nga Banka Botërore, kjo e fundit e rekomandoi edhe për vende të tjera.

Në këtë Kadastër digjitale, Artan Lame dhe hajdutët e tij kanë zhdukur 13 mijë tituj pronash me pretendimin se kishte çrregullime. Artan Lame do japë llogari për çdo titull që ka vjedhur në regjistrin digjital sepse ka një arkivë fatmirësisht."-tha Berisha. 

Sondazh

Poll