Politike

'Edit dhe Lindës u them.."/ Berisha mesazh familjes Rama për Rean: Këshillojeni vajzën e shtëpisë, mos bjeri viktimë

Berisha vijoi duke thënë se Rea, e bija e Linda Ramës është duke marrë me qindra tendera dhe askush nga SPAK nuk po e heton. 

23 Tetor 2023, 13:26 Nga A.B
'Edit dhe Lindës u them.."/ Berisha mesazh familjes Rama për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh ditën e sotme se do të zbatojë kushtetutën kur pyetet nëse do të shkojë në Gjykatë për t’u njohur me masën e vendosur ndaj tij. Berisha vijoi duke thënë se Rea, e bija e Linda Ramës është duke marrë me qindra tendera dhe askush nga SPAK nuk po e heton. 

Edit dhe Lindës u them sa mereni me vajzën time, këshillojeni vajzën e shtëpisë. Sqarojeni se Kushtetuta nuk e lejon të marrë pjesë në tendera dhe ajo si shushunjë ka thithur gjakun e të varfërve shqiptarë duke marrë dhjetëra e qindra tendera. Duke përdorur pushtetin e thjeshtrit, duke i fituar ato. I them Edi Ramës së do lesh mandatin për të, se mandate jot është djegur.

Mamasë së saj I them, vajzën këshilloje mos bjeri viktimë e pangopësisë me para, por si vajzë e shkolluar të respektojë ligjet e vendit, Kushtetutën, se kështu i takon. Nuk ia zgjidh çështjen me akuza të turpshme ndaj vajzës sime, por çështja zgjidhet duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit.” - tha Berisha.

sali berisha arrestohet jamarber malltezi

Sondazh

Poll