Politike

Kërcënimi i Hajdarit/ Halit Valteri tregon detaje: Kjo ngjarje bën ‘pis’ kostumin e deputetit, ndodhi para 10 ditësh

28 Tetor 2019, 10:18 Nga DOSJA
Kërcënimi i Hajdarit/ Halit Valteri tregon detaje: Kjo ngjarje

Tiranë- Për kërcënimin e Rudina Hajdarit ka folur së fundmi edhe deputeti Halit Valteri. Deputeti është shprehur se Rudina Hajdari ka 10 ditë që është kërcënuar. Ai theksoi se kjo ngjarje bën  ‘pis’ kostumin e deputetit.

“Rudina Hajdari ka 10 ditë që është kërcënuar. Kjo ngjarje bën ‘pis’ kostumin e deputetit. Zonja Hajdari do ta sqarojë në mënyrë të saktë. Masat duhet të merren nga shteti edhe pse ky nuk është rasti i parë “, është shprehur Halit Valteri.

Në seancën e sotme plenare, Hajdari ka deklaruar se është kërcënuar në zyrë dhe ka kërkuar që të merren masat pa pasur ndonjë viktimë.

“E papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam pasur raste që në zyrën time më kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar. Ka ikur ajo kohë. Ju lutem, merrni masat para se të kemi ndonjë viktimë. Masat të jenë në kryesinë e kuvendit, asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar, të marrë të tjerë dhe të shantazhojë. Ju lutem të merren masat”, u shpreh deputetja.

Theksojmë se opozita e re në Kuvend është përçarë. Disa ditë më parë u dha lajmi se gati 6 muaj pas krijimit, Grupi Parlamentar Demokrat ndryshon kryetar. U largua Rudina Hajdari dhe në vend të saj u vendos Korab Lita.  Rudina Hajdari kundërshton këtë vendim të kolegëve të saj dhe shton se ajo është ende kryetare.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bomba e rudina hajdarit halit valteri kërcënohet rudina hajdari bomba e rudina hajdarit halit valteri kërcënohet rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 28 Tetor 2019, 07:01

Tiranë- Në seancën e sotme plenare u diskutua për problemet dhe shqetësimet e qytetarëve shqiptarë, si Reforma Zgjedhore. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pran...