Politike

Deklarata e fortë e SHBA-së: Irani ju shfrytëzon për luftë, po sulmon kundërshtarët nëpëmjet Shqipërisë! Rusia dhe Ki

28 Tetor 2019, 10:26 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e SHBA-së: Irani ju shfrytëzon për

TIRANË- Leyla Moses-Ones, e ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, ka dhënë mesazhe të forta në lidhje me arsyet e mos hapjes së negociatave për Shqipërinë.

E pranishme në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, Moses-One tha se Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE duke dyfishuar përpjekjet për zbatimin e reformave të Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe plagën e krimit të organizuar.

Ndër të tjera e ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë u shpreh se Shqipëria është treguar e presë në lidhje me interesat e Kinës, Rusisë dhe Iranit në Ballkanin Perëndimor duke mbajtur qëndrime parimore të përshëndetur nga SHBA-ja.

Shqipëria është vend kandidat dhe kjo nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE duke dyfishuar përpjekjet për zbatimin e reformave të Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe plagën e krimit të organizuar, duke zgjedhur vlerat, ligjin dhe begatinë për qytetarët.

Shqipëria po punon shumë për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore, për të cilën drejtuesit kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për të mirën e përbashkët. Shqipëria është përgjigjur prere dhe ka mbajtur qëndrime parimore të përshëndetur nga SHBA-ja përsa u përket kërkesa të bëra nga Kin, Rusia dhe Irani për çështje interesash.

Për Rusinë dhe Kinën, Ballkani është mjet që të shfrytëzohet dhe të flaket tej, ata duan të minojnë modelin perëndimor. Irani ka shfrytëzuar praninë në Tiranë për të shkatërruar kundërshtarët. Shqipëria ia ka bërë të qartë Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje dhe ka refuzuar makinacionet ruse,”- tha Leyla Moses-One.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deshtimi i negociatave me be leyla moses-one deshtimi i negociatave me be leyla moses-one

Sondazh

Poll