Aktualitet

“Sulmet janë politike”/ U arrestua, dëshmia e Jamarbër Malltezit: Po e ktheni drejtësinë në formatin e gjyqeve publike

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me deklaratën e Malltezit pas momentit të arrestimit, ku ajo ka shtuar se dhëndri i Berishës ka thënë midis të tjerash se “arrestimi i tij është i paralajmëruar”.

23 Tetor 2023, 11:17 Nga h.k
“Sulmet janë politike”/ U arrestua, dëshmia e
Jamarber Malltezi

TIRANË-Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha e ka quajtur arrestimin e tij gjatë momentit të paraburgimit “një sulm politik”. Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me deklaratën e Malltezit pas momentit të arrestimit, ku ajo ka shtuar se dhëndri i Berishës ka thënë midis të tjerash se “arrestimi i tij është i paralajmëruar”.

Sulmet janë politike, arrestimi im ishte paralajmëruar. Po e ktheni drejtësinë në formatin e gjyqeve publike.”-mësohet të ketë thënë Malltezi.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e së dielës kur sapo filloi në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsionin dhe patrim parash. Ndaj ai është në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të bërë vepra penale. Megjithatë, GJKKO ka disa masa sigurie 'deyrim' dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa burimet për Dosja.al bëjnë me dije se do të bëjnë dhe ndalim të tjerëve që përfshihen në këto çështje.

arrestohet jamarber malltezi

Sondazh

Poll