Aktualitet

“Nuk keni vendosur flamurin e Kosovës”/ Kusari-Lila e VV-së kritikë Bashkisë Tiranë për maratonën: Korrigjoni gabimin!

Në “Tirana Marthon”, garuesit shqiptarë të Kosovës, sipas deputetes së VV-së janë shtuar nga viti në vit dhe ajo shprehet e indinjuar për veprimin.

23 Tetor 2023, 10:01 Nga h.k
“Nuk keni vendosur flamurin e Kosovës”/ Kusari-Lila e
Mimoza Kusari-Lila

PRISHTINË-Mimoza Kusari-Lila, Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetvendosje ka postuar paraditen e sotme në Facebook-un e saj një thirrje për Bashkinë në Tiranë, në lidhje me problemet e garuesve të Kosovës në Maratonën e Tiranës. Kusari-Lila ka thënë se garuesve nga Kosova nuk i është vendosur përkatësia dhe flamuri në protokollin e përfaqësimit.

Në “Tirana Marthon”, garuesit shqiptarë të Kosovës, sipas deputetes së VV-së janë shtuar nga viti në vit dhe ajo shprehet e indinjuar për veprimin. Nga ana tjetër Kusari-Lila thotë se i njëjti gabim ka ndodhur dhe dy vite më parë në Maqedoninë e Veriut, por më pas është korrigjuar.

POSTIMI I MIMOZA KUSARI-LILA NË FACEBOOK

"Mirëmëngjesi Kosovë, Mirëmëngjesi Shqipëri,

Së pari uroj të gjithë vrapuesit nga mbarë trevat shqiptare dhe të gjitha vendet pjesëmarrëse për përfundimin me sukses të Tirana Marathon dje në Tiranë!

Urime edhe organizatorëve për garën e bukur dhe numrin e madh të pjesëmarrësve! Por, përderisa të gjithë pjesëmarrësve nga vendet tjera, ju njihej përkatësia shtetërore dhe shënohej flamuri shtetëror në rezultatet e garës, fatkeqësisht kjo nuk ishte rasti me vrapuesit nga Kosova.

Të gjithë pjesëmarrësit nga Republika e Kosovës në Maratonën e Tiranës ishin përfaqësues me shenjën XK (dhe jo KOS, sipas shkurtesës zyrtare të Kosovës) dhe pranë kësaj shkurtese nuk ishte flamuri ynë. Do të thotë, rezultati final i garës nuk mban as emrin dhe as flamurin e Kosovës, përkundër faktit që vit pas viti, numri i shtetasve të Kosovës është në rritje në vrapimin e Tiranës.

Të njejtin rast e kemi hasur më herët në Maqedoninë e Veriut, por gabimi ishte korigjuar dy vite më parë, pas reagimit të vrapuesve nga Kosova.

Se do vinte dita të mos njohej shkurtesa zyrtare dhe shënohej flamuri i Kosovës në Shqipëri, nuk do e mendoja. Duke qenë e vetëdijshme se gabimi përtej teknik, nuk ka asnjë prapavijë tjetër, lus organizatorët të ngrisin këtë çështje me kompaninë greke që administroi numrat e garës, dhe asnjëherë tjetër të mos përsëritet ky gabim. Gara dhe përfaqësimi shtetëror kanë satisfakcionin e veçantë për secilin garues, Shqipëria nuk do të duhej të ishte fare në listën e shteteve që cenon përfaqësimin shtetëror të garuesve nga Kosova. Gara duhet të jetë fillim e mbarim për përfaqësim të denjë dhe të barabartë për të gjithë!

 

maratona e tiranes mimoza kusari-lila

Sondazh

Poll