Aktualitet

' E dorëzova dorëheqjen, më në fund!'/ Ardi Veliu largohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, lë 'porosi' për stafin: Kjo është dita ime e fundit!

Burime ekskluzive për Dosja.al, bënin me dije se Veliu e dorëzoi dorëheqjen te kryeministri Edi Rama pak ditë më parë. Mirëpo, ky i fundit, nuk e pranoi. Ndërkohë sot, ai ka mbledhur stafin për t'iu komunikuar vendimin që do largohet.

23 Tetor 2023, 10:13 Nga A.B
' E dorëzova dorëheqjen, më në fund!'/ Ardi Veliu
Ardi Veliu

TIRANË-Ashtu sikurse Dosja.al raportoi, Drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga posti që mban aktualisht. Burime ekskluzive për Dosja.al, bënin me dije se Veliu e dorëzoi dorëheqjen te kryeministri Edi Rama. Mirëpo, ky i fundit, nuk e pranoi.

Kur kanë kaluar disa ditë nga ky lajm, për 'Euronews Albania', Veliu deklaroi sot se: “Po e dorëzova dorëheqjen, më në fund”.

Raportohet se në mbledhjen e mëngjesit Veliu i ka raportuar vartësve të tij se nuk do të jetë më drejtues i tyre. “Kjo është dita ime e fundit”, iu është drejtuar Veliu stafit, ndërkohë që u ka lënë edhe porositë e fundit.

Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar Veliun në dhënien e dorëheqjes nga drejtimi i AMP, post të cilin e mbante prej gati një viti. Më herët Veliu ka qenë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit si dhe atë të zv.ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës./Dosja.al

ardi veliu

Sondazh

Poll