23 Tetor 2023, 10:05
Nga A.B
Policia
SPANJË- Arrestohet në Spanjë, Zef Bani. Shqiptari, ishte nën hetim nga policia pasi dyshohet për grabitjen e disa banesave. 31-vjeçari u kap në Barcelonë të mërkurën ku ishte arratisur prej disa kohësh pas një grabitje.
Sipas hetimeve, ai është një nga anëtarët e grupit që dhjetorin e kaluar paralizuan një qytet të tërë pasi hynë në korsinë e kundërt të rrugës teksa ndiqeshin me shpejtësi nga policia. Bëhet fjalë për 5 persona që u arratisën me një Alfa Romeo. Por gjatë ndjekjes ata shkaktuan një aksident dhe më pas u arratisën në këmbë. Vetëm njëri prej tyre, Segi Gega u kap dhe u akuzua për grabitje. Tre të dyshuarit e tjerë si pjesë e grupit janë V.T, 30 vjeç, P.S, 26 vjeç dhe M.D, 25 vjeç.
Shqiptarët janë treguar të kujdesshëm në çdo gjë, edhe në komunikime e në udhëtime. Ata kanë përdorur karta SIM të regjistruara në emër të njerëzve të tjerë dhe nuk kanë folur në celular gjatë grabitjeve.
Po ashtu ata kanë shmangur fluturimet direkte nga Shqipëria drejt Italisë pasi do të ishin subjekt i kontrolleve kufitare. Për këtë arsye kanë përdorur tranzite nga Spanja dhe Hungaria. Disa prej anëtarëve të grupit, kohët e fundit kanë ndryshuar mbiemrat dhe kanë kërkuar një pasaportë të re shqiptare duke përdorur detaje të ndryshme personale.
Zbërthimi i një prej celularëve ka qenë kyç për hetimin. Aty u zbuluan mesazhe të ndryshme mes anëtarëve të bandës ku flitej për grabitjet që do të bënin. Nga analizat u zbulua se vinin mesazhe edhe nga Spanja, posaçërisht, Barcelona. Pasi monitoruan lëvizjet e gruas së 30-vjeçarit, u zbulua se ajo shkoi në aeroportin e Barcelonës. Atje e priste i shoqi, që u vu në pranga nga autoritetet spanjolle që po e mbanin në vëzhgim pas kërkesës së autoriteteve italiane.
zef bani shqiptari ne spanje
Aktualitet
23 Tetor 2023, 10:01
h.k
Mimoza Kusari-Lila
PRISHTINË-Mimoza Kusari-Lila, Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetvendosje ka postuar paraditen e sotme në...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 09:44
h.k
Foto nga protestat
TIRANË-Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë njoftuar ditën e sotme protestën e tyre t&eu...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 09:32
A.B
Kanabis
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga nga Policia pasi janë kapur duke shpërndarë lëndë narkoti...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 09:25
h.k
Pamje nga shtepia
DIMAL-Petrit Dyli nga fshati Pobrat i Dimalit është arrestuar nga policia pasi kishte kultivuar 240 bimë kanabisi në...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 09:14
A.B
Hekuran Murtaj
TIRANË- Hekuran Murtaj, banues në fshatin Stjar të Delvinës, i cili u arrestua disa ditë më parë nga poli...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 08:36
A.B
Vladimir Qirjazi
TIRANË - Detaje të reja nga dosja e hetimit të SPAK për çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partiz...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 07:49
a,b
Policia
ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar ka dhunuar bashkëshorten e tij 31-vjeçare dhe më pas e ka mbyllur në gara...
Aktualitet
23 Tetor 2023, 07:23
a.b
Moti
TIRANË- Deri në mesditë kthjellimet dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të m...
Aktualitet
22 Tetor 2023, 22:23
f.i
Sali Berisha dhe Flamur Noka
TIRANË- Deputeti Flamur Noka shprehtet se Sali Berisha nuk e ka ndihmuar dhëndrin e tij, Jamarber Malltezi...
Aktualitet
22 Tetor 2023, 21:45
h.k
Familja Berisha
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga Dosja.al në lidhje me çështjen e privatizimit të ish klubit P...