DOSJA e SPAK/ 'S'mu kërkua mendim', gjenerali kundërshtoi privatizimin e 'Partizanit', më pas u shkarkua nga detyra
Vladimir Qirjazi TIRANË - Detaje të reja nga dosja e hetimit të SPAK për çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partiz...
Pas plagosjes, vëllai dhe një shok i tij ishin siguruar për fshehjen e armës së zjarrit për të mos u zbuluar nga policia.
TIRANË- Hekuran Murtaj, banues në fshatin Stjar të Delvinës, i cili u arrestua disa ditë më parë nga policia e Sarandës për “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, i është zbuluar edhe një parcelë me lëndë narkotike “cannabis sativa”.
Ai shkoi i plagosur në spitalin e Sarandës më 20 shtator, duke deklaruar se i kishte plasur një fishek që e kishte gjetur në fushë dhe e kishte goditur me gur. Hetimet e policisë së Sarandës zbuluan se Murtaj ishte plagosur në Livadhja e Bashkisë Finiq, nga shkrepa e një armë zjarri “Kallashnikov” që ai e mbante pa leje.
Pas plagosjes, vëllai dhe një shok i tij ishin siguruar për fshehjen e armës së zjarrit për të mos u zbuluar nga policia. Gjatë kontrollit të një celulari, policia u përball edhe me një tjetër veprë penale.
Siç zbulohet nga aktet gjyqësore në vendimin për caktimin e masës së sigurisë:
“Gjatë kqyrjes që i bëhet fotove dhe videove të regjistruara gjendet edhe një video e regjistruar në datën 2 Gusht 2023, 17 sekonda e cila tregon disa bimë të dyshuara narkotike “cannabis sativa” në mes të disa shkurreve dhe një video tjetër 23 sekonda e cila tregon të njëjta pamje. Nga ana e policisë gjyqësore janë ushtruar kontrolle në zonat dhe fushat midis fshatit Vagalat e Gravë me dron dhe u gjet vendi ku ishin kultivuar bimët e dyshuara narkotike, të cilat ndodheshin në shkarpëtin e lumit Pavilo në anë të fushave me misër i cili gjendet në afërsi të kodrës i quajtur Manzat në tre teritore të barabarta larguar nga njëra tjetra ku në to gjenden 42 bimë të dyshuara narkotike “Cannabis Sativa” nga këto 7 bimë u morën me cilësinë e provës materiale dhe u mbyllën në qesën e provës me numër serial unik C20013630 dhe u dërguan për ekspertizë. Pjesa tjetër e bimëve u asgjesuan nëpërmjet zjarrit. Në këtë territor ku u gjendën bimët narkotike u gjetën dhe u sekuestruan me cilësi e provës materiale një bidon plastik 0.5 L me mbishkrimin “ZAGORI”, dy qese plasmasi me ngjyrë të bardhë, si dhe disa rroba të cilat u dërguan për ekzaminim laboratorik”.
Vladimir Qirjazi TIRANË - Detaje të reja nga dosja e hetimit të SPAK për çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partiz...
Policia ITALI- Një 35-vjeçar shqiptar ka dhunuar bashkëshorten e tij 31-vjeçare dhe më pas e ka mbyllur në gara...
Moti TIRANË- Deri në mesditë kthjellimet dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të m...
Sali Berisha dhe Flamur Noka TIRANË- Deputeti Flamur Noka shprehtet se Sali Berisha nuk e ka ndihmuar dhëndrin e tij, Jamarber Malltezi...
Familja Berisha TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga Dosja.al në lidhje me çështjen e privatizimit të ish klubit P...
foto ilustruese BERAT- Një 40-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi në banesën e tij u gjetën sasi droge. Gjithas...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mori të pandehur ish-kryeministrin Sali ...
Foto ilustruese FIER-Një 16-vjeçar është goditur mbrëmjen e sotme në Fier, në vendin e quajtur “Zogu i Zi. Sipa...
Lulzim Basha dhe Sali Berisha TIRANË- Lulzim Basha ka reagur sot në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK për ish-kryeministrin Sal...
Artenis Shehu BRITANI E MADHE- Një i ri shqiptar është dënuar me burg nga një gjykatë në Norwich, Angli ...