Aktualitet

Tentoi të kalonte kufirin me kanabis, ndalohet në Morinë 39-vjeçari nga Peja

Pas arrestimit të shqiptarit të Kosovës, policia ka njoftuar dhe dy procedime të tjera ditën e sotme në Kukës, arrestimin e një 65-vjeçari që drejtonte automjetin i dehur dhe ndjekjen në gjendje të lirë të një 19-vjeçari që lëvizte pa leje drejtimi.

23 Tetor 2023, 10:25 Nga h.k
Tentoi të kalonte kufirin me kanabis, ndalohet në Morinë
Pika kufitare "Morinë"

KUKËS-Një 39- vjeçar nga Peja është arrestuar ditën e sotme nga policia në pikën doganore të Morinës për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik nga policia kufitare, 39-vjeçarit me inicialet I.B i është gjetur një sasi e lëndës narkotike e cila është marrë për sekuestrim në cilësinë e provës. Destinacioni i të ndaluarit ishte qyteti i Pejës në Kosovë. Policia vazhdon hetimet për veprime të mëtejshme.

Pas arrestimit të shqiptarit të Kosovës, policia ka njoftuar dhe dy procedime të tjera ditën e sotme në Kukës, arrestimin e një 65-vjeçari që drejtonte automjetin i dehur dhe ndjekjen në gjendje të lirë të një 19-vjeçari që lëvizte pa leje drejtimi.

NJOFTIMI I POLICISË

"DVP Kukës/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 39 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në vijë të dytë, në PKK Morinë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët e Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Tropojë vunë në pranga shtetasit: A. B., 65 vjeç, banues në fshatin Bujan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi; V. Gj., 19 vjeç, banues në Bajram Curri, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip furgon, pa leje drejtimi. Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, banues në fshatin Margegaj, pasi u kap drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme."

arrestime ne kukes

Sondazh

Poll