Sport

VIDEO / El Sharawy shënon mes lotësh dhe i jep fitoren Romës!

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Romës që renditet në vend të gjashtë me 14 pikë, teksa Monza renditet në vend të 11-të me 12-të pikë.

22 Tetor 2023, 17:13 Nga DOSJA
VIDEO / El Sharawy shënon mes lotësh dhe i jep fitoren Romës!

ITALI - Roma merr një fitore me vuajtje ndaj Monza-s në “Olimpico”, me skuadrën e Mourinhos, i cili luajti me një lojtar më shumë që nga minuta e 41’.

Kjo sfidë ishte shumë e luftuar, me D’Ambrosio që në minutën e 41’ mori kartonin e dytë të verdhë dhe i la miqtë me dhjetë lojtarë. Pavarësisht tentativave nga të dyja anët pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.

Ndonëse ishte më superioritet numerik, Roma gjeti golin vetëm në minutën e 90’ ose thënë ndryshe në minutën e fundit të kohës së rregullt, me El Shaarawy që i dhuroi avantazhin dhe tri pikët ekipit të tij.


Ndeshja u shoqërua me shumë tensione, ndërsa në minutat e fundit të shtesës, në minutën e 90+11′, trajneri i Romës, Jose Mourinho u ndëshkua me karton të kuq.


Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Romës që renditet në vend të gjashtë me 14 pikë, teksa Monza renditet në vend të 11-të me 12-të pikë.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll