Bota

E tmerrshme në Teksas, kirurgu vidhte testikuj nga pacientët gjatë operacionit, ja çfarë i gjen policia në shtëpi

28 Tetor 2019, 07:30 Nga DOSJA
E tmerrshme në Teksas, kirurgu vidhte testikuj nga pacientët

SHBA- Një kirurg në Teksas, u arrestua nga policia, pasi akuzohet se për vjedhje testikulare nga dhjetëra pacientë gjatë kryerjes së operacioneve.

41 vjeçari Jeremy Cornell, punonte si urolog për spitalet në të gjithë Texasin për  gati 13 vjet.

Sipas medieve të huaja, FBI pas një hetimi tre-vjeçar, zbuloi se Cornell po merrte në mënyrë të paligjshme një testikul nga secili pacient gjatë kryerjes së operacioneve delikate te burrat, të cilët vuajnë nga sëmundje të lidhura me fshikëzën, uretrën ose veshkat.

Para se të merrte testikujt, Cornell u thoshte infermierëve se ata mund të dilnin nga dhoma, ose t’i drejtonte ata në një detyrë tjetër.

“Hetuesit besojnë se kirurgu po shiste organe dhe ishin shumë të befasuar kur gjetën dhjetëra testikuj në kavanoza gjatë një kontrolli në shtëpinë e Cornell”, tha zëdhënësi i FBI, Thomas Perry.

Gjatë kontrollit, policia gjeti tetë kavanoza me 46 testikuj në shtëpinë e Cornell, që do të thotë se ka të paktën 46 viktima.

Kirurgu u akuzua për 137 akuza, përfshirë sulmin, dëmtimin trupor, posedimin e sendeve të vjedhura dhe zotërimin e pahijshëm të pjesëve të trupit të njeriut.

Cornel është kërcënuar me 635 vjet burg, dhe FBI pret që numri i akuzave të dyfishohet në ditët në vijim.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota akuza per vjedhje testikujsh jeremy cornell kirurgu ne teksas akuza per vjedhje testikujsh jeremy cornell kirurgu ne teksas

Sondazh

Poll