Sport

VD/ Inter Miami i Messit i thotë lamtumirë MLS me humbje: “Pleshti” luajti 90 minuta...

Skuadra e Floridas, ku luan ylli argjentinas humbi 1-0 ndaj Charlotte FC

22 Tetor 2023, 11:44 Nga DOSJA
VD/ Inter Miami i Messit i thotë lamtumirë MLS me humbje:

SHBA - Inter Miami i Messit i tha lamtumirë, në orët e para të kësaj të diele, sezonin aktual të MLS-së, me një humbje të ngushtë 1-0 kundër Charlotte FC. Ylli argjentinas luajti titular për 90 minutat, ashtu si Sergio Busquets, ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e parë, në minutën e 13-të, me anë të sulmuesit të ri kolumbian Kerwin Vargas.

Kujtojmë se Inter Miami e përfundoi fazën e rregullt të MLS në vendin e 14-të (nga 15 skuadra gjithsej) dhe, për rrjedhojë, nuk arriti të kualifikohej në “play-off”. Skuadra do të kthehet në garat zyrtare vetëm në shkurt të vitit të ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll