Sport

CR7: “Do të luaj këtë sezon dhe atë të ardhshëm, pastaj do të shikoj trupin tim”

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ishte vendimtar në fitoren 2-1 të Al Nassr kundër Damak, duke shënuar 41 gola në vitin kalendarik dhe 860 në karrierën e tij.

22 Tetor 2023, 11:30 Nga DOSJA
CR7: “Do të luaj këtë sezon dhe atë të

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo shënoi me një goditje dënimi në fitoren 2-1 të Al Nassr kundër Damak, duke arritur në 41 gola në vitin kalendarik dhe 860 në karrierën e tij personale.

"Tifozët më bëjnë të lumtur dhe unë i bëj ata të lumtur. Unë jam 38 vjeç dhe vazhdoj të ndihmoj dhe të jem i dobishëm për ekipin. Duhet të jem mirënjohës për këtë. Ajo që më solli në majë ishte punë e vështirë, për ekipin tim, asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur.

Unë do të vazhdoj të luaj këtë sezon dhe sezonin tjetër. Pastaj do të shikoj trupin tim për të pare, nëse mund të vazhdoj apo jo. Loja? Ishte e vështirë, veçanërisht pasi erdhi pas ndeshjeve të kombëtares dhe udhëtimeve të mëpasshme”,- theksoi ai në fund të lojës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll