Sport

PANIK! Ra i pajetë në fushë, mesfushori qetëson tifozët: “Ishte vetëm një frikë e vogël”

Mesfushori portugez siguron se është “i qëndrueshëm dhe me shëndet të mirë”

22 Tetor 2023, 11:17 Nga DOSJA
PANIK! Ra i pajetë në fushë, mesfushori qetëson

POLONI - Mesfushori portugez Afonso Sousa u shfaq në rrjetet sociale në orët e fundit për të qetësuar tifozët, pasi ra dje ra pa ndjenja në fushë për një moment të shkurtër në ndeshjen Lech Poznan-LKS Lodz.

Lojtari 23-vjeçar i Lech Poznan ka humbur ndjenjat gjatë ndeshjes dhe është trajtuar menjëherë, ndërsa është dërguar më pas në spital për analiza.

"Jam stabil dhe me shëndet të mirë. Ishte vetëm një frikë e vogël. Faleminderit të gjithëve për mesazhet",- shkroi i riu në Twitter.

Duhet të theksohet se Afonso Sousa, i trajnuar në FC Porto dhe ndërkombëtar U-21 për Portugalinë në 13 ndeshje, mbërriti në Lech Poznan në korrik të vitit të kaluar. Skuadra e tij e Lech Poznan përfundoi duke e fituar ndeshjen 3-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll