Sport

VIDEO/ Man.Unitet fitoren e vështirë në transfertë, ia kushton Sir Bobby Charlton...

Përpara ndeshjes, të dyja skuadrat bënë homazhe për legjendën e futbollit anglez Sir Bobby Charlton, i cili ndërroi jetë më herët gjatë ditës së shtunë.

22 Tetor 2023, 07:41 Nga DOSJA
VIDEO/ Man.Unitet fitoren e vështirë në transfertë, ia

ANGLI - Mançester Junajtid fitoi me rezultat 2-1 ndaj Sheffield United. Përpara ndeshjes, të dyja skuadrat bënë homazhe për legjendën e futbollit anglez Sir Bobby Charlton, i cili ndërroi jetë më herët gjatë ditës së shtunë.

Vendësit e Sheffield-it ia nisën shumë aktivisht me idenë për të marrë fitoren e parë pas rikthimit të tyre në elitë. Ata mund të kishin kaluar në avantazh në minutën e tretë.  Goditja e Hammerit u përplas me trupin e Maguire, më pas topi përfundoi te Archer. Ai ishte në një pozicion të shkëlqyer, por gjuajti pranë Onanës dhe portieri nuk pati probleme të mëdha. 

Manchester United nuk mundi të organizonte një sulm të mirë, por megjithatë kaloi në avantazh në minutën e 28-të. Bruno Fernandes dërgon topin te McTominay në zonë. Ai arriti të luftojë dhe ta drejtojë topin në portë nga ajri. Ky ishte goli i tretë radhazi për ndërkombëtarin skocez, pasi ai shënoi dy herë kundër Brentfordit para pushimit ndërkombëtar, kur ai hyri si zëvendësues për t'i dhënë fitoren ekipit të tij me dy gola në kohën e fundit.

Por epërsia e “Djajve të Kuq” ishte shumë e shkurtër. Sheffield United u përpoq të përgjigjej, Makati fut një top në zonë dhe arbitri, në minutën e 34-t, akordoi një penallti, e cila u vërtetua pas rishikimit të VAR-it. McBurney nuk gaboi nga pika e bardhë. Mirëpo, pas pushimit, Diogo Dalot shënoi një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 77-të, duke i dhënë fitoren e vuajtur 2-1 Manchester United, e cila iu dedikuar legjendës Sir Bobby Charlton.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll