Politike

Dhëndri në burg, SPAK i dha masë ndalimi, Berisha mbërrin i buzëqeshur në selinë blu

I buzëqeshur dhe i rrethuar nga mbështetësit e tij, kështu u shfaq kryedemokrati Sali Berisha në selinë blu ku për pak minuta do të nisë konferencën e tij të paralajmëruar këtë pasdite, ku pritet të komentojë masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' të vendosur nga Gjykata lidhur me akuzat për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit 'Partizani'. 

21 Tetor 2023, 21:19 Nga a.l
Dhëndri në burg, SPAK i dha masë ndalimi, Berisha mbërrin i
Sali Berisha

TIRANË- I buzëqeshur dhe i rrethuar nga mbështetësit e tij, kështu u shfaq kryedemokrati Sali Berisha në selinë blu ku për pak minuta do të nisë konferencën e tij të paralajmëruar këtë pasdite, ku pritet të komentojë masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' të vendosur nga Gjykata lidhur me akuzat për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit 'Partizani'. 

Sakaq theksojmë se, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit ku u kthye nga Gjermania. Ndalimi është bërë nga SPAK, Prokuroria e Posaçme në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani dhe Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij janë vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale.  

sali berisha arrestohet jamarber malltezi

Sondazh

Poll