Politike

PD drejt grevës së urisë? Berisha s'e përjashton si mundësi: Është një opsion, kjo është një betejë

Berisha shtoi se PD është në një betejë kundër Qeverisë Rama.

20 Tetor 2023, 12:34 Nga A.B
PD drejt grevës së urisë? Berisha s'e përjashton si
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk e përjashton mundësinë që partia blu të futet në grevë urie. Teksa u pyet ditën e sotme nga gazetarët për debatet brenda mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha tha se kjo është përmendur gjatë mbledhjes, e se madje po e mendojnë si opsion. 

Berisha shtoi se PD është në një betejë kundër Qeverisë Rama.

Pyetja- U diskutua mundësia e grevës së urisë, plan i PD?

Berisha: U përmend. Ka gatishmëri, është një opsion, kjo është një betejë. Ne e kemi nisur kur ai na asgjesoi ne në parlament. 

partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll