Politike

'Çadra e PD-së në 2017 e tmerroi'/ Berisha: Basha e përdori për pazar me Ramën! Lëvizja e djeshme në Kuvend do të vazhdojë deri në fitore

Berisha ndër të tjera, në konferencën e sotme në gazetarët u shpreh se lëvizja që nisi dje në Kuvend do të vazhdojë deri në fitore. 

20 Tetor 2023, 12:49 Nga a.l
'Çadra e PD-së në 2017 e tmerroi'/ Berisha: Basha e
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka sjellë në vëmendje çadrën e PD-së në vitin 2017, teksa është shprehur se mundi i deputetëve demokratë nuk u shërbeu sepse Lulzim Basha bëri pazare që e kanë tmerruar Ramën. Berisha ndër të tjera, në konferencën e sotme në gazetarët u shpreh se lëvizja që nisi dje në Kuvend do të vazhdojë deri në fitore. 

“Demokratët në këto 10 vite bënë përpjekje shumë të mëdha. Përpjekja dhe sakrifica e tyre e madhe, 90 ditë në bulevard, u përdor për Pazar në mënyrën më të shpërfytyruar nga Lulzim Brava. U përdor për Pazar me Edi Ramën. Dhe, në mënyrë të padiskutueshme demokratët nuk i kanë humbur zgjedhjet e vitit 2021, por Lulzim Basha në vend që të mbronte votën e tyre zgjodhi rrugën e tanishme. Sakrifica e tyre nuk solli atë që ata meritonin. Si një njeri që kam ndjekur non stop çadrën. Çadra e dridhi Ramë, e tmerroi, e theu. Ata djem, burra, vajza, që sakrifikuan 3 muaj, e bënë Edi Ramën të paketojë zyrën, por ai përdori aktin imoral të blerjes dhe një takim siç faktohet mbrapa, ai de facto, e denatyroi liderin e opozitës, e shndërroi në plaçkë. Gjatë këtyre dy viteve nuk ka pasur një lëvizje të qëndrueshme dhe për rrjedhojë nuk ka pasur rezultat. Dje nisëm për të mos u ndal më deri ditën e fitores, dhe jam sot më i bindur se kurrë në këtë fitore. Pse filloi në Parlament? Në një rezistencë, lëvizja fillon kudo ku presioni dhe dhuna është më e madhe. Aktualisht në parlament u shfaq me egërsinë më të madhe dhe ne do të mbrojmë jo vetëm të drejtat tona, por të të gjithë shqiptarëve që votuan kundër Ramës”, tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll