Politike

“Gjinushit ia veshën kostumin të qepur nga Kuvendi”/ Zhupa ironizon zgjedhjen ASH-së: Edhe Enveri do ta kishte zili

Nga ana tjetër deputetja e PD-së ka vendosur në dukje zgjedhjen me “dyer të mbyllura” pa praninë e mediave gjë e cila sipas saj është shkatërruese për akademinë. 

20 Tetor 2023, 16:35 Nga h.k
“Gjinushit ia veshën kostumin të qepur nga Kuvendi”/ Zhupa
Ina Zhupa dhe Skender Gjinushi

TIRANË-Ina Zhupa, deputetja e Partisë Demokratike ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zgjedhjet për Kreun e Akademisë së Shkencave. Zhupa i ka quajtur zgjedhjet komuniste dhe e quan rizgjedhjen e Gjinushit “veshjen e një kostumi me porosi nga paligjshëmria”.

Nga ana tjetër deputetja e PD-së ka vendosur në dukje zgjedhjen me “dyer të mbyllura” pa praninë e mediave gjë e cila sipas saj është shkatërruese për akademinë. 

Ligji me porosi çoi në farsën dhe uzurpimin e sotëm të karriges së kryetarit nga Gjinushi, me votimet në Akademinë e Shkencave. Skënder Gjinushi veshi kostumin me porosi që i qepi paligjshmëria e deputetëve socialist.

Një tragjikomedi në Akademinë e Shkencave, ku zgjedhje nuk pati po vec votime komuniste, dhe ku kalbëzimi shtoi rrënjë për të bllokuar lirinë dhe veprimin brenda këtij institucioni. Kjo ishte prova që ndodhi ajo që kishim paralajmëruar, ligji shkatërronte zgjedhjet, shkatërronte akademinë dhe paracaktonte Gjinushin përsëri në krye.

Me dyer të mbyllura dhe larg syrit të mediave dhe të publikut është emëruar “me zgjedhje” kryetari i vjetër dhe i ri Skënder Gjinushi. Ndërkohë që mandati i ka mbaruar me 18 Korrik, vendosi zgjedhje kur donte edhe si donte, duke përfituar nga ligji me porosi që u bë vetëm për ambiciet e tij në shkelje të kushtetuese.

Pa garë, pa fushatë, pa korpus të saktë votuesisht, pa platformë, pa ligj ai ka dalë fitues me 98% të votave. Zili do e kishte edhe Enver Hoxha për këtë rezultat mbresëlënës.

Akademia e Shkencave duhet përfaqësonte model elitar të zgjedhjeve, të procedurave, të modelit demokratik, të barazisë dhe konkurencës, si garës së ideve. Fatkeqësisht ngeli në moçal, si rezultat i futjes brutale të Kuvendit në një proces zgjedhor për ta kthyer në farsë dhe turp.

Ligji që prodhoi këtë farsë sot po punohet dhe do dërgohet në ditët në vijim në Gjykatën Kushtetuese. Beteja kundër uzurpimeve vazhdon”, shkruan ne Facebook, deputetja Ina Zhupa.

ina zhupa zgjedhje ne akademine e shkencave

Sondazh

Poll