Politike

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008/ Berisha: Kishin vetëm një qëllim, përfaqësimin e krahinave të ndryshme të vendi

20 Tetor 2023, 13:19 Nga f.i
Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008/ Berisha: Kishin vetëm një
Sali Berisha

TIRANË- Berisha: Në mënyrë absolute, ato ndryshime kishin vetëm një qëllim, përfaqësimin e krahinave të ndryshme të vendit, nga përfaqësues të tyre. Çfarë ndodhte para atyre ndryshimeve?
Nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Tropojë, socialistët mund të kishin 150 mijë apo 200 mijë vota. Nuk kishin asnjë deputet në parlament. Pra, ishin të gjithë deputetë të PD. Elektorati socialist i gjysmës së Shqipërisë, mbetej pa përfaqësues në parlament. E njëjta gjë ndodhte edhe me PD-në në zonat në jug të vendit. Kjo nuk më pëlqente mua, edhe në aparencë e paraqiste si të ndarë shoqërinë tonë. Dhe aty në atë ligj, kishte një gjë, çdo parti merrte votat e veta, nuk ia mohuam ne me koalicion. Shkoni dhe merrni rezultatin. Çfarë bëri Edi Rarma? Me ndryshimet që bëri më vonë, përjashtoi koalicionin e vërtetë.
Sot, në një koalicion, të gjitha votat janë të detyruara të hidhen për partinë kryesore, këto të tjerat mbeten pa identitet.
Dhe kjo është krejtësisht e papranueshme. Ndaj dhe unë, edhe sikur të mos ishte kjo, në qoftë se një ndryshim kushtetues pas shumë vitesh, debatohet dhe bëhet objekt kundërshtirash nuk ke pse insiston për të penguar ndryshimin e tij.
Aq më tepër, kur unë udhëhiqem nga një besim se sistemi që vuri Edi Rama, ka qenë antidemokratik. Të gjitha sistemet kanë qenë demokratike.

sali berisha

Sondazh

Poll