Politike

"I kishte vendosur gjoba"/ Berisha: Basha e ka sulmuar Papulin për kullat në parlament, i mori 2 apo 3 vila

Berisha u shpreh se Basha ka përmendur në parlament një nga ndërtuesit e kullave, pasi nuk i ka dhënë para, por më pas i mori dy ose tre vila.

20 Tetor 2023, 12:37 Nga A.B
"I kishte vendosur gjoba"/ Berisha: Basha e ka sulmuar Papulin
Sali Berisha

TIRANËIsh-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën si gjobëvënës. Gjatë konferencës për mediat, Berisha u shpreh se Basha ka përmendur në parlament një nga ndërtuesit e kullave, pasi nuk i ka dhënë para, por më pas i mori dy ose tre vila.

Pyetja- Ku ndryshon aksioni juaj nga ai i Bashës?

Berisha: Ai tradhtoi demokratët, unë i dal zot demokratëve. Ndryshimi është shumë i madh, këto janë të vërteta, koha provoi se ai ishte sjellje. Ai përdori qenien, në krye të PD përdori për qëllimet personale. E dëgjuat e kullave? I kishte vend gjoba ndaj nuk u bënte. Absolutisht. E theksova dhe mbrëmë Papuli, e paska sulmuar 2-3 herë në parlament se po ndërtonte Papuli kulla dhe kur del dhe merr 2 ose 3 vila te Papuli. 

Ai ishte vend për opozitën. Nga ta dija unë se ai do ishte i tillë?

 

 

sali berisha

Sondazh

Poll