Sport

FIFA pezullon për 20 vjet trajnerin kongolez, pas abuzimit seksual me një të mitur!...

Vendimi është shpallur këtë të premte

21 Tetor 2023, 11:07 Nga DOSJA
FIFA pezullon për 20 vjet trajnerin kongolez, pas abuzimit seksual me

ZVICER - FIFA njoftoi këtë të premte pezullimin 20-vjeçar të ish-trajnerit të futbollit të Republikës Demokratike të Kongos, Jonathan Bukabakwa, pas një dënimi për dhunë seksuale ndaj një të miture.

“Vendimi është në përputhje me politikën e tolerancës zero, të aplikuar nga FIFA ndaj të gjitha formave të dhunës në futboll”,- lexohet në deklaratën e organizatës, e cila krahas pezullimit të aplikuar, gjobiti të parën me rreth 100 mijë euro trajnerin.

Organi më i madh i futbollit botëror tha gjithashtu se kishte krijuar një forum specifik alarmi në internet për të "komunikuar në mënyrë konfidenciale problemet e mundshme në drejtim të parandalimit të akteve të dhunës".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll