Politike

"Të mbrohet e drejta e pakicave dhe e vetëidentifikimit", Dule: Procesi i Censit drejt dështimit

Dule fillimisht foli për të të drejtën e pakicave për t’u vetëidentifikuar, për përdorimin e gjuhës së tyre. Dule deklaroi se ka pengesa që duhen rregulluar me akte nënligjore.

20 Tetor 2023, 11:26 Nga f.i
"Të mbrohet e drejta e pakicave dhe e vetëidentifikimit",
Vangjel Dule

TIRANË- Kryetari Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule në një konferencë për mediat nga Kuvendi, duke komentuar projektin e censit për regjistrimin e popullatës, ai fillimisht foli për të të drejtën e pakicave për t’u vetëidentifikuar, për përdorimin e gjuhës së tyre. Dule deklaroi se ka pengesa që duhen rregulluar me akte nënligjore. Gjithashtu akuzoi edhe institucionet kompetente, që sipas tij po bëjnë funksionin e kundërt.

Kreu i PBDNJ-së nuk ka patur rekrutime të regjistruesve nga pakicat, ndërsa shtoi se shkeljet e rënda, po çojnë drejt dështimit të këtij procesi.

“Raporti i radhës i Komitetit Këshillimor të KiE për konventën e mbrojtjes së të drejtave të pjesëtarëve të pakicave kombëtare. Vendi ynë e ka shkruar konventën për mbrojtjen e pakicave në 1995 dhe më pas është ratifikuar më vonë. Konstatohen ende mungesa të theksuara që bëjnë të vështirë implementimin për të drejtat e pjesëtarëve të pakicave kombëtare. Në një kohë që ligji është miratuar në Kuvend në 2017 dhe premtimi po në Parlament ishte se deri në maj të 2018, ende qeveria nuk ka miratuar disa prej tyre të një rëndësie specifike. Ka mungesë që vështirësojnë implementimin e ligjit për pakicat. Mund të përmendja dhe aspekte të tjera me legjislacionin, por do të kaloja në rrafshin e dytë, atë të institucioneve për monitorimin dhe garantimin e të drejtave kombëtare të pakicave. Kemi komitetin për mbrojtjen e komitetit. Ky vlerësimi ynë evidentohet edhe në raportin e Komitetit Këshillimor. Ky komitet ka mision të kundër nga ai për të cilin është i destinuar me ligj”, -tha Dule.

 

vangjel dule

Sondazh

Poll