Aktualitet

VIDEO/ Dalin pamjet tronditëse nga aksidenti tragjik në tunelin e Kalimashit

Aksident i trefishtë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës (18 tetor) dhe për shkak të vdekjes së dy vëllezërve nga Kosova, Sadik e Nesret Osmani, përkatësisht 58 dhe 45-vjeç.

20 Tetor 2023, 13:48 Nga A.B
VIDEO/ Dalin pamjet tronditëse nga aksidenti tragjik në tunelin e
Vendi i aksidentit

TIRANË- Këto janë pamjet e aksidentit në tunelin e Kalimashit, ku humbën jetën dy vëllezërve kosovarë. Në videon e parë momenti kur makina tip “Ford”, ku udhëtonin dy vëllezërit u fut për të parakaluar autobotin, por mjeti tip “Benz-i” e merr para me shpejtësi skëterrë.

Aksident i trefishtë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës (18 tetor) dhe për shkak të vdekjes së dy vëllezërve nga Kosova, Sadik e Nesret Osmani, përkatësisht 58 dhe 45-vjeç.

Sadik Osmani ishte drejtues i mjetit tip Ford, ndërsa i vëllai pasagjer në makinë. Nga aksidenti u plagos drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi me iniciale AB, pasagjerja në këtë automjet, shtetasja KB, 26 vjeç dhe pasagjeri tjetër në automjetin tip “Ford”, shtetasi IL, 44 vjeç.

aksident ne tunelin e kalimashit

Sondazh

Poll