Aktualitet

Nuk kishte RIVAL në garën për Akademinë, Gjinushi: Nuk e di pse nuk kishte kandidatë të tjerë

20 Tetor 2023, 12:51 Nga f.i
Nuk kishte RIVAL në garën për Akademinë, Gjinushi: Nuk e di
Skënder Gjinushi

TIRANË- Skënder Gjinushi ka folur për mediat pasi u rizgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave.

"Nuk e di pse nuk ka kandidatë të tjerë për Akademinë e Shkencave. Do te vijoj nismat. Secili kandidat ka në dorë veten e vet. Gjithkush nga Akademikët kanë qenë i ftuar dhe jo vetëm se ligji ta jep të drejtën. Në një shoqëri demokratike, lejohet kandidimin e lirë, kur pengohet është problem.Ende se keni kuptuar që në institucionet si Akademia e Shkencave, dinë të vlerësojnë se kush do të jetë ekipi drejtues dhe kolaudohet se cila reformë, cila alternativë do duhet mbështetur? Kur merr shume vota në mandat të dytë i bie që ke punuar shumë mirë. Garë është se votohet po jo. Vazhdoni i bini një kambanë. Dinë se ç’bëjnë 53 akademikë. Mos bëni sikur jeni më të mençur se akademikët.’- tha Gjinushi.

Skënder Gjinushi u rizgjodh sot në krye të Akademisë së Shkencave, me 51 vota pro dhe 2 kundër. Votimi u mbajt paraditen e sotme (20 tetor 2023) në Akademinë e Shkencave. Akademiku Vasil Tole i cili rikandidoi për postin e zv.kryetarit, u zgjodh me 50 vota pro dhe 3 kundër.

skender gjinushi

Sondazh

Poll