Aktualitet

Plagosi bashkëjetusin me thikë, flet 25-vjeçarja: Kapi thikën donte të më vriste, por ia rrëmbeva

E reja zbuloi se ishte bashkëjetuesi i saj, Erald Tase, i cili mori thikën i pari dhe tentoi ta vriste, por ajo arriti t’ia rrëmbejë mjetin prerës, me të cilin edhe e plagosi.

20 Tetor 2023, 12:30 Nga f.i
Plagosi bashkëjetusin me thikë, flet 25-vjeçarja: Kapi
foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen e e djeshme në zonën e Kombinatit në kryeqytet, kur një 25-vjeçare plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj pas një konflikti mes të dyve. Ka qenë vetë e reja, e cila ka treguar se si ndodhi ngjarje dhe gjithçka ishte për vetëmbrojtje pasi, bashkëjetusi e kishte kërcënuar se do e vriste.

25-vjeçarja në një intervistë ekskluzive për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News.24 zbuloi se ishte bashkëjetuesi i saj, Erald Tase, i cili mori thikën i pari dhe tentoi ta vriste, por ajo arriti t’ia rrëmbejë mjetin prerës, me të cilin edhe e plagosi. Ajo tregoi se bashkëjetusie kishte gjuajtur me shpullë dhe e kishte kërcënuar se do i hidhte djalin nga ballkoni. Gjithashtu e reja zbuloi se Tase, e ka dhunuar edhe gjatë shtatzënisë.

"Ishte sëmurë natën nga puna, po punonte në shi dhe i thashë mos ik në punë se je sëmurë. Atij i erdhi një inat dhe mendova se do më vriste mua dhe fëmijën. Më gjuajti me shpullë dhe kisha frikë për jetën. Më ka gjuajtur edhe kur isha shtatzënë. Nuk kam shkuar në polici dhe nuk i kam treguar familjes. Ishte ora 8 e mëngjesit, nuk kishim asnjë debat. Ai u ngrit për të ikur në punë, por kishte temperaturë 40. Unë i thashë mos shko për 20 mijë lekë në punë. Kishte problem me veshkën, edhe mushkërinë. Atë e mori shoku në telefon dhe i tha se do e heqin nga puna, atij i iku mendja.

Ngaqë merresha me fëmijën i dukej sikur nuk e doja më. Unë e doja atë njeri, ndaj vendosa të bëja dhe një fëmijë tjetër. Ta mora djalin e ta hodha nga ballkoni më tha, po dil nga shtëpia. Më tha do të vras. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi. U ngrit ai dhe kapi thikën, tentoi të më vriste. Unë i kapa thikën dhe e ndalova. Më kishte thënë dhe herë të tjera që mund të më vriste. I thashë që u pendova që e kisha marrë”, u shpreh ai.

erald tase

Sondazh

Poll