Aktualitet

Konflikti Izrael-Hamas/ Shqiptarët sot në protestë në mbështetje të Palestinës

Banorët do të mblidhen në tubim në sheshin Skënderbej në orën 16:30.

20 Tetor 2023, 10:49 Nga f.i
Konflikti Izrael-Hamas/ Shqiptarët sot në protestë në
foto ilustruese

TIRANË-Teksa konflikti në Lindjen e Mesme vijon, demonstrat pro-palestineze po zhvillohen në Evropë. Shqipëria i është bashkuar mbështetjes për palestinën, ku një protestë do të zhvillohet sot në Tiranë.

Banorët do të mblidhen në tubim në sheshin Skënderbej në orën 16:30, me thirrjen "Për paqen dhe lirinë në Palestinë".

Konflikti Izrael-Hamas/ Shqiptarët sot në protestë në

Më shumë se 3,700 njerëz janë vrarë në Gaza, që prej 7 tetorit kur Hamasi sulmoi, duke vrarë më shumë se 1,400 njerëz. Situata pritet të përshkallëzohet teksa, Izraeli ka kërcënuar dhe për një luftë tokësore. Gaza mbetet nën rrethim, me Izraelin që bllokon furnizimet me ujë, energji elektrike, ushqim dhe karburant përtej kufirit të tij. 

konflikti izrael-palestine shqiperi

Sondazh

Poll