Aktualitet

Vetëm një kandidat, mbahen sot zgjedhjet për kreun e Akademisë së Shkencave, Gjinushi drejt rikonfirmimit

Rreth 15 akademikë kanë votuar paraprakisht me zarf në një procedurë krejt të dyshimtë, ndërkohë që votat e tyre janë administruar nga një komision teknik AD Hoc.

20 Tetor 2023, 11:44 Nga A.B
Vetëm një kandidat, mbahen sot zgjedhjet për kreun e
Skender Gjinushi

TIRANË- Sot mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Akademisë së Shkencave. Kandidat i vetëm për këtë post është sërish Skëndër Gjinushi. Zgjedhjet mbahen sot pa rivalë dhe fushatë brenda ose jashtë Akademisë së Shkencave, me opinionin shkencor, ku pjesëmarrësit në garë të shpalosnin platformat dhe idetë e tyre.

Rreth 15 akademikë kanë votuar paraprakisht me zarf në një procedurë krejt të dyshimtë, ndërkohë që votat e tyre janë administruar nga një komision teknik AD Hoc.

Akademikët Nestor Thereska dhe Ardian Civici kanë propozuar Gjinushin për kryetar, ndërkohë i vetmi zë kundër kësaj procedure të ndjekur është akademiku Artan Fuga. Ky i fundit mësohet se ka kundërshtuar procedurat që po ndiqen sot nga Akademia e Shkencave për t’i hapur rrugë kështu rikonfirmimit të Gjinushit si kryetar.

skender gjinushi

Sondazh

Poll