Aktualitet

Plagosja e 16-vjeçarit në Kamëz, autori: Më ngacmoi të dashurën! E qëllova vetëm 1 herë me kallashnikov

Për hetuesit mbetet akoma e paqartë se ku i riu ka arritur të sigurojë armën e krimit.

20 Tetor 2023, 12:20 Nga A.B
Plagosja e 16-vjeçarit në Kamëz, autori: Më ngacmoi
Armir Hasaj

TIRANË- Zbardhet dëshmia e 18-vjeçarit, Armir Hasajt, i arrestuar sot për plagosjen e shokut të tij në Kamëz më 18 tetor, është zbardhur. I riu u ka thënë hetuesve se sherri me 16-vjeçarin, me të cilin ka kohë që njihej dhe ishin rritur në një lagje, ka nisur për shkak se i mituri i ka ngacmuar të dashurën.

Fillimisht, sipas tij, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi kishin lënë që të takoheshin për t’u sqaruar, por debati mes tyre ka degraduar dhe në gjaknxehtësi e sipër ka hapur bagazhin e makinës, ku mbante një armë kallashnikov dhe ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të të miturit.

Për hetuesit mbetet akoma e paqartë se ku i riu ka arritur të sigurojë armën e krimit, të cilën e mbante në makinë. Sipas informacioneve, arma e krimit, tip kallashnikov nuk është gjetur ende nuk policia./Dosja.al

armir hasaj kamez

Sondazh

Poll