Aktualitet

"Edi mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë"/ Pensionisti proteston i vetëm përballë kryeministrisë: I urrej deputetët!

Në dorë 80 vjeçari mban një pankartë ku shkruan: Turp! Mos luaj me bonusin e pensionistëve!

20 Tetor 2023, 10:55 Nga A.B
"Edi mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë"/
Pensionisti

TIRANE -Një protestë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme përballë kryeministrisë. Një i moshuar, doli sot për të kërkuar përmirësimin e jetesës së pensionistëve por dhe për të kërkuar rritjen e pensionit që do u siguronte një jetë të denjë siç u takon. Në dorë 80 vjeçari mban një pankartë ku shkruan:

“Turp! Mos luaj me bonusin e pensionistëve!”

Ndërkohë në dorë mban një letër të cilën thotë se do ia dërgojë me postë kryeministrit Edi Rama.

“Bonusi u tha që do të jepej në mars para zgjedhjeve. Perimet janë rritur dy herë, për frutat nuk bëhet fjalë. Edi mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë. Protestoj jo se do të sjell ndryshimin por të shpreh urrejtje ndaj deputetëve që votuan dyfishimin e rrogës tonë”

LETRA e siguruar nga 'Shqiptarja.com':

"Edi mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë"/

protesta e te moshuarit

Sondazh

Poll