Aktualitet

"Ishalla është gënjeshtër..."/ U godit për vdekje nga fqinji, banorët në Shkodër: Bajraktari nuk ka pasur konflikte

Një nga banoret e zonës thotë se është informuar për vdekjen e bashkëfshatarit të saj sot nga gazetarët teksa shton se në dijeninë e saj, viktima nuk ka pasur konflikte me njeri.

20 Tetor 2023, 10:41 Nga A.B
"Ishalla është gënjeshtër..."/ U godit për
Fqinja

SHKODËR- Fqinjët janë të tronditur pas vrasjes së Musa Bajraktarit, i cili u godit me sopatë nga fqinji i tij. Banorët e fshatit Kullaj kanë treguar për mediat se nuk ishin në dijeni të konflikteve mes dy fqinjëve. 

Një nga banoret e zonës thotë se është informuar për vdekjen e bashkëfshatarit të saj sot nga gazetarët teksa shton se në dijeninë e saj, viktima nuk ka pasur konflikte me njeri.

PYETJE-PËRGJIGJE:

Pyetje: Ju a e keni parë gjatë ditës së djeshme policinë, a ju ka bërë përshtypje ngjarja?

Banorja: Tani që po më thonë se unë nuk di gjë vallai.

Pyetje: A ka qenë konfliktual? Si është njohur në zonë ky person?

Banorja: Jo. As alkool nuk ka pirë, kurrë. Ka shikuar familjen e vet…

Pyetje: Pra, nuk ka pasur konflikte me njeri?

Banorja: Nga ajo që unë di, jo. Tani njeri është brenda këtu dhe nuk ndjen asgjë.

Pyetje: Ju sot po e merrni vesh?

Banorja: Unë sot nga ti e mora vesh. Ishalla është gënjeshtër se nuk po di…


Fillimisht u dyshua se ishte vdekje natyrale, por u zbulua se viktima ishte goditur me sëpatë nga fqinji i tij, i cili më pas e kishte hedhur në kanal.

Autori i dyshuar, Xhemal Zeqiri është arrestuar nga policia e Shkodrës dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. Banesa e autorit po ruhet me policë për shkak të frikës së dy familjeve që i kanë shtëpitë 100 metra larg njëra-tjetrës./Dosja.al

musa bajraktari xhemal zeqiri

Sondazh

Poll