Aktualitet

I riu shqiptar u vra me shtizë në Itali/ Banorët në Ankona kortezh në kujtim të Klajdi Bitrit

Kortezhi, i organizuar nga shoqata "Vis a Vis" në bashkëpunim me bashkinë e Ankonës, do të lëvizë në orën 16:00 nga Piazza Cavour drejt kantiereve detare të portit Dorik.

20 Tetor 2023, 09:39 Nga f.i

I riu shqiptar u vra me shtizë në Itali/ Banorët në Ankona

ITALI- Komunitetet shqiptare të Marche do të dalin paqësisht në rrugët e Ankonës më 21 tetor për të kërkuar drejtësi për të riun e vrarë dy muaj më parë në Sirolo, shkruajnë mediat e huaja.

Kortezhi, i organizuar nga shoqata "Vis a Vis" në bashkëpunim me bashkinë e Ankonës, do të lëvizë në orën 16:00 nga Piazza Cavour drejt kantiereve detare të portit Dorik, punonjës i çmuar i të cilit Bitri ishte. 

I riu shqiptar u vra me shtizë në Itali/ Banorët në Ankona

Çfarë ndodhi?

I riu shqiptar dy muaj më parë, humbi jetën pasi mbrojti një shokun e tij. Autoritetet thonë se vdekja e të riut shqiptarë ka qenë e menjëhershme, ndërsa goditja ka qenë ballore. Autopsia konkludon se plaga në zemër dhe thellësia e goditjes përputhet me shtizën që gjetën karabinierët, së bashku me pushkën, në momentin kur arrestuan vrasësin algjerian, Melloul Fatah. Sulmuesi dyshohet se doli nga një mjet tip 'Polo' e bardhë, me sa duket e drejtuar nga një grua, dhe filloi të dhunonte shoferin, një baba që po udhëtonte me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël. Në mbrojtje të tij ka ndërhyrë 23-vjeçari, i cili i ka ndarë. Por sulmuesi u kthye duke marrë një shtizë peshkimi nga bagazhi duke e gjuajtur e duke lënë të vdekur shqiptarin./Dosja.al

klajdi bitri melloul fatah

Sondazh

Poll