Aktualitet

Vdekja e 55-vjeçares në Peqin, Policia: Hapi derën e pasme të furgonit, u vetëhodh

Si pasojë e dëmtimeve, ajo ka humbur jetën, ndërkohë drejtuesi i furgonit, shtetasi S. T., po shoqërohet në Komisariat, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

20 Tetor 2023, 09:57 Nga A.B
Vdekja e 55-vjeçares në Peqin, Policia: Hapi derën e pasme
Policia

ELBASAN- Policia ka dalë me një njoftim zyrtare për vdekjen e gruas 55-vjeçare në fshatin Papër. Sipas forcave blu, gruaja, ndërkohë që udhëtonte në automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi S. T., 30 vjeç, dyshohet se ka hapur derën e pasme të furgonit dhe është vetëhedhur. Si pasojë e dëmtimeve, ajo ka humbur jetën, ndërkohë drejtuesi i furgonit, shtetasi S. T., po shoqërohet në Komisariat, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI:

Rreth orës 09:00, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, shtetasja M. Gj., rreth 50 vjeçe, ndërkohë që udhëtonte në automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi S. T., 30 vjeç, dyshohet se ka hapur derën e pasme të furgonit dhe është vetëhedhur. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja M. Gj. ka humbur jetën.

Drejtuesi i furgonit, shtetasi S. T., po shoqërohet në Komisariat, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

merushe gjuzi

Sondazh

Poll